Site icon Telegrafi

Zbardhni rrobat e zverdhura me artikull kuzhine natyral – nuk është zbardhues e as sodë buke

Nuk ka asgjë më të keqe se të hapësh sirtarin, të nxjerrësh një bluzë të bardhë dhe të gjesh njolla të verdha nën sqetull dhe rreth qafës.

Jo vetëm se bluza nuk mund të vishet, por njollat ​​e forta mund të jenë veçanërisht të vështira për t’u hequr, shkruan Express.co.uk.

Por, Alex Econs, një ekspert për pastrimin e rrobave dhe themelues i ICON Printing ka ndarë këshillën e tij për heqjen e njollave të verdha të pakëndshme nga rrobat e bardha.

Sipas Alex, nëse veshja juaj ka filluar të humbasë shkëlqimin e saj, ose është zverdhur pas përdorimit të rëndë, ju mund ta ktheni lehtësisht në shkëlqimin e saj me uthull të bardhë.

“Për ta bërë të bardhën të shkëlqejë sërish, provoni një zgjidhje natyrale me bazë uthull”, thotë ai.

“Jo vetëm që kjo metodë është e butë me veshjen, por meqenëse uthulla është më pak toksike se zbardhuesi, është edhe më miqësore me mjedisin.

“Për ta bërë përzierjen në shtëpi, përzieni gjysmë luge çaji detergjent pluhur me një çerek filxhani uthull të bardhë dhe një çerek filxhani ujë të ftohtë”.

“Zbatojeni këtë direkt tek njollat, duke e fërkuar lehtë në çdo zonë të prekur dhe më pas lani bluzën menjëherë.

“Kur bëhet fjalë për tharjen e të bardhave, nëse moti e lejon, bëjeni gjithmonë jashtë”.

“Dielli do të zbardh natyrshëm çdo çngjyrosje, duke zbardhur çdo njollë dhe duke e mbajtur bluzën më të bardhë për më gjatë”, përfundoi eksperti. /Telegrafi/

Exit mobile version