Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë vonë në zonën e “Ujit të Ftohtë”, ku humbi jetën një persona dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.
Policia njofton se ka arrestuar një person si autor të ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim shtetas të tjerë.
Në pranga është vënë 19-vjeçari Gani Tozaj nga fshati Sevaster i Vlorës, ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë dhe E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Dyshohet se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta, duke shmangur kështu pistën e hakmarrjes për shkak të së shkuarës me precedentë penalë të viktimës.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.