Petrit Caka nuk u vra nga grabitësit në banesën e tij më 12 Dhjetor të vitit të kaluar Rocca Priora, por ajo u krye nga njerëzit e bashkëshortes së të ndjerit.
Sipas mediave italiane, mëngjesin e kësaj të enjteje janë ekzekutuar 3 nga 4 urdhër-arrestet të lëshuara nga gjyqtari kundër gruas dhe tre bashkatdhetarëve, njëri prej të cilëve vëllai i saj, i akuzuar për vrasjen, i cili është ende në arrati dhe po kërkohet ndërkombëtarisht edhe me bashkëpunimin e Interpolit dhe Europolit.
Gruaja u gjurmua dhe u arrestua në një shtëpi tjetër po në Rocca Priora ku jetonte së fundmi, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tjerë të vëllait të saj, u ndaluan. Njëri 27 vjeç, u ndalua teksa udhëtonte me makinë në Via Cassia, pranë Romës dhe tjetri, 31 vjeç, u ndalua në Bari, ndërsa ishte gati për të hipur në tragetin për në Durrës.
Gjithçka nisi pas konfliktit të vazhdueshme të bashkëshortes së tij, ku ankohej se dhunoi nga bashkëshorti babai i tre fëmijëve. Ajo kishte thirrur për ndihmën vëllain e saj, i cili mbërriti me bashkëpunëtorët e tij në aeroportin e Romës më 10 dhjetor.
Skema e krimit u zbardh falë përgjimeve. Vëlla e motër inskenuan grabitjen në shtëpinë, ku Caka u vra pa mëshirë, duke u goditur disa herë me thikë.
Ka qenë gruaja ajo që njoftoi karabinierët, ku ka konstatuar gjoja trupin e pajetë të bashkëshortit të saj. Por versioni i saj nuk bindi karabinierët, duke i detyruar të kërkonin një pistë tjetër hetimi./Tv Klan