Telegrafi

Zbardhet takimi, ja çfarë folën Rama dhe Obama në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri Edi Rama u prit sot, në Shtëpinë e Bardhë, nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe Zëvendëspresidenti Joe Biden.

Në një atmosferë miqësore u fol për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, procesin e reformave dhe rolin e kontributin e Shqipërisë në rajon.

“Shqipëria është një aleat i jashtëzakonshëm. Unë dua t’ju falënderoj për çfarë ju keni bërë. Nën lidershipin tuaj, Shqipëria është tani një pikë referimi në Ballkan dhe një nga aktorët më të përgjegjshëm në rajon. Ne vlerësojmë rolin tuaj dhe ju mbështesim plotësisht”, – u shpreh Presidenti Obama.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama falënderoi Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë dhe rajonin, duke e konsideruar Ballkanin e sotëm një histori suksesi të politikës së jashtme amerikane. /Telegrafi/