Telegrafi

Zbardhet rasti i grabitjeje serike në New Yorkut, emigrantët vodhën 62 telefona mobil

Policia e New Yorkut në Bronx ka arrestuar gjatë natës tre emigrantë që po vidhnin celularë, raporton abcnews.

Ata lëshuan një urdhër kërkimi për një vendndodhje që besohet të jetë streha e hajdutëve, transmeton Telegrafi.

Ata pritet të dënohen për vjedhje. Autoritetet thanë se të gjithë të dyshuarit janë shtetas të Venezuelës.

Burrat ishin të lidhur me 62 vjedhje në të cilat u vodhën celularë femrave. Hetuesit besojnë se hajdutët vodhën celularë për të hyrë në informacionin e kartës së kreditit.

“Shumica e emigrantëve vijnë në New York në kërkim të një jete më të mirë. Për fat të keq, disa vijnë si kriminelë”, shkroi ndihmësi i nënkolonelit të policisë Kaz Daughtry.

“Sot, ne hodhëm një hap të madh për të shtypur serinë më të madhe të grabitjeve në qytetin tonë. Mesazhi ynë është i thjeshtë, nëse kryeni një krim në qytetin tonë, ne do t’ju gjejmë dhe do t’ju nxjerrim para drejtësisë”, tha ndër tjera.

Këto arrestime janë rasti i dytë i rëndësishëm që përfshin emigrantë në javët e fundit. Javën e kaluar, gjashtë azilkërkues u arrestuan për sulmin ndaj policisë në Times Square. Disa nga të dyshuarit nga ai rast janë ende në kërkim. /Telegrafi/