Telegrafi

Zbardhet ngjarja në Korçë, Melisa po kthehej nga puna kur ish-bashkëshorti i zuri pritë, e leu me benzinë dhe i vuri flakën

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Korçë ku një 31-vjeçare është sulmuar nga ish-bashkëshorti i saj, i cili i ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Top Channel bën me dije se Melisa ishte duke u kthyer nga puna dhe po futej në banesën e së ëmës, aty ku jetonte bashkë me dy fëmijët pas ndarjes, dhe në rrugicë ish-bashkëshorti, Bledar Trëndafili i ka dalë para.

Me shpejtësi ai i ka hedhur mbi trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Menjëherë pas aktit të rëndë ai është larguar, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.

31-vjeçarja u transportua fillimisht në spitalin e Korçës, por për shkak të gjendjes së saj, u nis drejt spitalit të Tiranës.

Çifti ishin në proces divorci, dhe duket se ish-bashkëshorti i saj 45-vjeçar nuk e pranonte.