Site icon Telegrafi

Zbardhet detajet e konfliktit për 100 metër tokë – babai i katër fëmijëve rrëfen si i ra kushëriri me sëpatë

Për 100 metër tokë, një konflikt që vazhdon prej vitesh mes vëllezërve që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Një 39-vjeçar, babai i 4 fëmijëve është qëlluar me sëpatë nga kushëriri i tij, të cilit i kishin dhunuar babain.

“Shteti të ndërhyjë”, thotë nga spitali Sokol Lalaj që mbeti i plagosur gjatë konfliktit tregon gjithë ngjarjen dhe thotë se mollë sherri është bërë një sipërfaqe prej 100 metrash ku ka mbjellë ullinj por se nuk po e zgjidh dot në mënyrë ligjore, raporton “Balkanweb”.

Sherri ka ndodhur mes vëllezërve Lalaj në fshatin Çorrush ku policia ka arrestuar pas ngjarjes tre persona, mes tyre edhe 22-vjeçarin që plagosi kushëririn.

Për pronën jeni konfliktuar?

Nuk çaj dot në Mallakastër se ka miq e ka shok. Vete plaku e përzënë, vete unë, ik atje ik këtu. Kemi një vit e ca që sorollatemi dhe për çfarë për tokën time, e sa është 100 metër tokë se mos janë hektarë por unë e kam mbjellë ullinj atë.

Jeni në proces gjyqësor?

Po në proces gjyqësor. Se unë pardje erdha nga Greqia. Unë jam emigrant në Greqi prej 20 vitesh. Kam 4 fëmijë, 3 vajza e një djalë. Dua ndihmë nga shteti. Kemi konflikte me tokat dhe vetëm shteti të vijë direkt të ndajë tokat. Se në komunë e bashki nuk çan dot se ka njerëzit e tij.

Kush i ka tokat?

Ne jemi në konflikt me xhaxhain për punë tokash. Të vijë shteti, me gjithë polici e ministri ça janë të vijnë që mos të bëhet gjendja më keq se është.

Do merrni hak?

Jo, për t’u hakmarrë jo. Unë kam 4 fëmijë, nuk jam i tillë të hakmerrem. Dua në mënyrë ligjore.

Si ndodhi ngjarja?

Unë jetoj në Ballsh prej 10 vitesh, jam nga Çorrushi. Dje kishte bërë llafe plaku me xhaxhain për punën e tokave dhe më merr byrazeri në telefon më thotë ik bëj denoncimin se xhaxhai ka qëlluar babain.

Bëra denoncimin tek policia, ika në shtëpi. Pas 5 minutash dola prapë dhe po prisja që të vinin ata nga fshati me gjithë policinë dhe thashë të rrija atje. Pastaj u nisa të dal lart, më vjen kushëriri shtizë me makinë.

Djali i xhaxhait me sëpatë dhe filloi po më godiste, më ofendoi e më godiste. Në fillim filloi me bishtin e sëpatës pastaj nuk e di si e ktheu dhe më zuri në dy vende. Në moment i bie sëpata nga bishti dhe ia futi vrapit por policia ishte afër 10-20 metër.

Po ti e qëllove?

Unë nuk e qëllova, me një dorë mbrohesha, siç më goditi mbaja dorën se kullonte gjak. Ai iku se i doli sëpata nga bishti e i doli policia përpara. E futën brenda, mua më çuan në spitalin e Ballshit me makinë policie pastaj më sollën në Fier. Mi kanë qepur plagët.

Exit mobile version