Telenovela e largimit të Ergys Kaçes nga Kombëtarja vijon me serinë e radhës. Ditën e djeshme pati një sërë lajmesh në lidhje me të ardhmen e tij në përfaqësuesen tonë.
Ditën e sotme gazeta “Panorama Sport” ka publikuar bisedën mes lojtarit dhe gazetarit ku konfirmohet braktisja e Kombëtares për sa kohë që De Baisi është në krye të pankinës kuqezi.
Siç mund të shihet dhe nga biseda e bërë në “Whatss app”, Ergys Kaçe ka vendosur për t’u larguar nga përfaqësuesja shqiptare e futbollit pas mosaktivizimit nga trajneri De Biasi.
Më lart keni komunikimin e bërë në gazetën në fjalë, ndërkohë që në portalin e FSHF-së u botua një intervistë e cila ndërkohë mohonte keqkuptime mes Kaces dhe trajnerit.