Policia e Beratit ka dhënë sot detajet e para zyrtare, për ngjarjen e djeshme, të pengmarrjes së djalit nga babai i tij.
Sipas Policisë, mësohet se, dje nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i Admir Duro, 43 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.
Arrestimi i tij u krye pasi në banesë në lagjen “30 Vjetori”, ka mbajtur peng djalin e tij shtetasin A. D., 17 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij, shkruajnë mediet shqiptare.
Admir Duro gjithashtu kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për t’ju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sëpatë e sende të forta, për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 110, 236/2, 130/a dhe 274 të Kodit Penal.
Gjithashtu u përgatit Kërkesë Padia për Urdhër Mbrojtje të menjëhershëm, për shtetasin A. D.