Telegrafi

Zaza sjell në treg këngën “Angel”

Zaza (Foto: YouTube)

Zaza tashmë është bërë një emër i njohur për audiencën e gjerë.

Artisti në fjalë përmes projekteve unike ka arritur të grumbullojë mijëra fansa, të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka sjellë në treg këngën e tij më të re.

(Foto: Instagram)

“Angel” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Mixey.

Sikurse edhe në shumicën e projekteve të tjera, Zaza është ai që shkruan tekstet e tij.

(Foto: Instagram)

Vlen të përmendet se që në minutat e para, “Angel” është pritur mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi