Sipas raportimit nga mediet italiane, sulmuesi i Juventusit, Simone Zaza ka pranuar një lëvizje në Wolfsburg dhe është në kërkim për një shtëpi në Gjermani.
Sulmues italian ka qenë i ndjekur nga skuadra e Bundesligës gjatë gjithë verës, por dukej i prirur për të qëndruar në kampionatin italian, Serie A.
Megjithatë, duke pasur parasysh se ai ka të ngjarë të jetë sulmuesi i pestë me zgjedhje në Torino për sezonin e ardhshëm, dhe me Milanin dhe Romën të paaftë që të rivalizojnë ‘Ujqit’, Premium Sport beson se Zaza ka pranuar të shkojë në Gjermani.
25-vjeçari thuhet të jetë në kërkim për një shtëpi në Wolfsburg, pasi ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me klubin.
Raportet e mëparshme kanë sugjeruar se Juventusi do të marrë diku afër 25 deri në 30 milionë euro për ish-sulmuesin e Sassuolos. /Telegrafi/