Simone Zaza ende nuk e ka harruar penalltinë e humbur në Kampionatin Evropian ndaj Gjermanisë.
Por e ardhmja e tij mund të jetë pikërisht në shtetin gjerman, ku ka marrë një ofertë të rëndësishme.
Është skuadra e Wolfsburgut që ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Juventusit.
Në Itali janë të bindur se Zaza do të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’, por ende nuk dihet e ardhmja e tij.
Mediat kanë raportuar se Wolfsburg për shërbimet e sulmuesit ka ofruar 20 milionë euro.
Gjatë ditëve në vijim pritet të vendoset e ardhmja e 25-vjeçarit. /Telegrafi/