Telegrafi

Zaza ka marrëveshje me Milanin, pritet vetëm largimi i Kalinic

VALENCIA, SPAIN - FEBRUARY 08: Simone Zaza of Valencia CF reacts during the Copa de Rey semi-final second leg match between Valencia and Barcelona on February 8, 2018 in Valencia, Spain. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Sulmuesi i Valencias, Simone Zaza, ka marrëveshje personale me Milanin, por klubi njëherë duhet ta shes Nikola Kalinicin. 

Rossonerët janë duke kërkuar sulmues, pasi Kalinic ka dështuar pas kalimit nga Fiorentina.

Gazzetta dello Sport shkruan se klubi kuqezi ka marrëveshje me Zazan, për një kontratë prej katër vitesh me pagë 2.5 milionë euro.

Simone Zaza (Getty Images)

Valencia e ka dhënë dritën e gjelbër për huazim me obligim blerje.

Për ta kryer këtë transferim klubi duhet ta shes Kalinicin.

Atletico Madrid ka interesim për të, por palët janë larg nga oferta dhe kërkesa.

Milani është duke tentuar të bëjë disa blerje, por duhet të merret edhe më dënimet e shqiptuara nga UEFA. /Telegrafi/