Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me Ministren për Mbrojtje të Italisë, Elsizabeta Trenta, në të cilën u diskutua për referendumin e caktuar dhe anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga konferenca për shtyp të Qeverisë, ministrja Trenta e ka përshëndetur entuziazmin e kryeministrit Zaev dhe shtoi se ka ardhur në Maqedoni që ta tregoj mbështetjen e Italisë për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë dhe të jap ndihmë nëse është e nevojshme.
Ajo gjithashtu shtoi se referendumi është i rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për të gjithë miqtë tjerë të cilët e mbështesin vendin dhe përpjekjet e saj për anëtarësim në BE dhe NATO.
Kryeministri Zoran Zaev përsëriti përpjekjet dhe vullnetin politik të Qeverisë aktuale për vazhdimin e reformave kyçe dhe forcimin e qeverisjes të së drejtës, dhe luftës kundër korrupsionit, reformat të sigurisë dhe zhvillimit dhe reformat në administratën publike. /Telegrafi/