Telegrafi

Zaev për “Politika”: Asgjë nuk varet nga Ivanov

Zaev në një intervistë për gazetën e Beogradit “Politika” tha se është obligim i çdo politikani, veçanërisht e çdo kryeministri, që të kujdeset për interesat e qytetarëve të cilët ja kanë dhënë besimin dhe për interesat e shtetit. Jam i përgatitur për lidership, të udhëheq të gjitha proceset çka donë të thotë siguri, fuqizimin e pozicioneve ndërkombëtare të Maqedonisë, por edhe rajonit. Ndjehem i plotësuar, sepse iu shërbej qytetarëve dhe shtetit në përmbushjen e një vizioni të madh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç kësaj, thotë Zaev, ne jemi liruar nga guri, e kemi humbur gurin i cili për 25 vite na ka tërhequr tatëpjetësh.

Në lidhje me zbatimin e marrëveshjes në Maqedoni dhe qëndrimin e kryetarit Ivanov dhe opozitës, Zaev u përgjigj se asgjë nuk varet nga nga Ivanov, si dhe nga të gjithë politikanët tjerë, por varet nga qytetarët.

Në pyetjen e gazetarit për qëndrimin e Rusisë edhe për kundër “përparimit” se me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do ta rrezikonte sigurinë e rajonit, Zaev u përgjigj se Federata Ruse është mike e mirë e Republikës së Maqedonisë, dhe se e ardhmja veriatlantike e Maqedonisë nuk do të rrënojnë bashkëpunimin dypalësh. /Telegrafi/