Site icon Telegrafi

Zatriqi: Turistët kërkojnë destinacione të reja për të eksploruar, Kosova është një alternativë (Video)

Dren Zatriqi nga “Swisscontact Kosova” ka thënë se turizmi ende vuan nga pasojat e së kaluarës.

“Turizmi në Kosovë ka filluar shumë më parë, por për shkak të rrethanave ka pasur një shkëputje totale ndoshta 20 vjeçare”, deklaroi Zatriqi.

Ai në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, tha se turizmi në Kosovë është në rritje të shpejtë.

“Numri i kapaciteteve pritëse për turistë është në rritje e sipër. Nëse në qendrën kulturore në Prizren, kanë qenë dy ose tre hotele për kilometër katrorë, sot jam minimum 20 të tillë”.

Agjenti turistik tha se vetë fakti që brende si Sheratoni shprehin interes për të hapur degë në Kosovë, tregon se këtu ka shpresë për turizëm, përcjell Telegrafi.

“Interesimi i brendeve të mëdha si Sheraton për të hapur degët në Kosovë, është një indikator se këtu ka turizëm”, tha Zatriqi.

Dëshira për të eksploruar destinacione të reja nga turistët e huaj, i jep një shans Kosovës thotë Zatriqi.

“Shqipëria dhe Maqedonia janë më përpara për momentin me numrin e turistëve, por turistët bashkëkohor vazhdimisht kërkojnë destinacione të reja për të eksploruar, prandaj e ardhmja e turizmit është e mirë”, shprehet me optimizëm ai.

Agjenti i turizmit thotë se mungesa e menaxhimit, e ka lënë në harresë një atraksion siç është Mirusha.

“Mirusha, si atraksion kryesor i turizmit në Kosovë është lënë anash e fatit. Nëse investohet atje minimumi 50 punëtor mund të punësohen”, tha Dren Zatriqi nga “Swisscontact Kosova”./Telegrafi/

Exit mobile version