Disa kancer të zorrës së trashë mund të parandalohen nëse rritet mbikëqyrja dhe zakonet e jetesës.
Sipas një studimi mund t’i shpëtojmë kancerit të zorrës së trashë si tjetër, veçse duke u ushqyer mirë. Në fakt dy janë zarzavatet që shkenca thotë se bëjnë mrekulli: brokoli dhe lakra e gjelbër.
Studiuesit nga Instituti Francis Crick në Londër zbuluan disa përbërës te dy perimet në fjalë, falë të cilëve zbutet acarimi i zorrës së trashë.
U vu re se konsumimi i lartë i tyre ulte ndjeshëm shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Sugjerohet që të paktën brokolin dhe lakrën e gjelbër ta bëni pjesë të dietës suaj ushqimore 2 herë në javë.
Përpos tyre, një ndikim pozitiv në shëndetin e aparatit tretës kanë edhe perime të tjera të familjes Brassica: lakra, lule lakra apo lakra e Brukselit.
Dieta e pasur në yndyra shtazore, mishi i kuq dhe dieta e varfër në fruta dhe perime është një ndër faktorët kryesorë predispozues për kancerin e zorrës së trashë.
Kanceri i zorrës së trashë është një nga llojet më të zakonshme të kancerit. Edhe pse jo aq vdekjeprurëse si të tjerët, është ende i rrezikshëm dhe duhet të kapet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Zorra e trashë është një organ i rëndësishëm i cili duhet të mbahet i shëndetshëm dhe i pastër në mënyrë që çdo gjë në trup të funksionojë siç duhet. /Telegrafi/