Telegrafi

Zarife Hasanaj shpallet “Dëshmore e atdheut”

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka pas kthimit nga Letonia, ka vizituar familjen e nëntetares së rënë në krye të detyrës Zarife Hasanaj.

Në një njoftim të shkurtër për mediat nga zyra për shtyp e Ministrisë thuhet se gjatë vizitës së saj, Xhaçka i shprehu ngushëllimet familjes së 32-vjeçares.

Lexo po ashtu Sot mbërrin në Shqipëri trupi i pa jetë i ushtarakes që humbi jetën në Letoni

“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do të keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes është humbje e madhe për të gjithë ne”, u shpreh ndër të tjera Ministrja. Ministria njoftoi gjithashtu shpalljen “Dëshmor i atdheut” të efektives.

Lexo po ashtu Kjo është ushtarakja e Shqipërisë që humbi jetën në Letoni (Foto)

Ndërkohë, trupi i saj i pajetë u përcoll me një ceremoni lamtumire në bazën Camp Adazi në Letoni, ku morën pjesë efektivë nga 10 vende të botës, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”. /Telegrafi/