Hapet zarfi i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe menjëherë ka shkaktuar një tronditje mes banorëve.
Vëllai i Madh ka shpallur një masë të rëndë për banorin G Bani, duke e dënuar për sjelljet e tij të përsëritura dhe të papërshtatshme, duke i hequr të drejtën për të nominuar banorët e tjerë në lojë deri në një afat të pacaktuar.
Në përmbajtjen e zarfit të zi, Vëllai i Madh theksoi se sjelljet e G Banit kanë qenë të tepruara dhe të papërshtatshme për një periudhë të gjatë, dhe për këtë arsye ai nuk do të ketë mundësinë të marrë pjesë në procesin e nominimeve për momentin.
Përmes këtij vendimi, Vëllai i Madh ka synuar të sjellë disiplinë dhe të kujtojë rregullat e shtëpisë për të gjithë banorët, duke i bërë thirrje që të respektojnë normat e sjelljes dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në mënyrë të përshtatshme.
Në përfundim, në njoftimin që erdhi pas hapjes së zarfit, Vëllai i Madh njoftoi se do të jetë ai që do të komunikoje në një moment të dytë afatin e ri, kur G Bani mund të rikthehet në mundësinë e nominimeve, duke lënë hapësirë për ndjekjen e sjelljeve të tij në vazhdim. /Telegrafi/