Telegrafi

Zappacosta nuk bind te Chelsea, Lazio kërkon shërbimet e italianit

Lazio po nis një ofertë për mbrojtësin e Chelseat, Davide Zappacosta.

Il Messaggero shkruan sot se lacialët dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje gjashtëmujore me një opsion të blerjes së përhershme në muajin qershor.

Romakët do të ishin të gatshëm të marrin pjesë me 10-12 milionë euro për të nënshkruar me italianin.

E vetmja pengesë raportohet se do të ishte paga aktuale e lojtarit prej 2.2 milionë eurove, e cila është paksa e lartë për ekipin e Serie A.

Megjithatë, ekziston një besim brenda Lazios se Zappacosta do të ishte i gatshëm të ulte kërkesat për një lëvizje në Itali.

Lexo po ashtu Igli Tare e konfirmon: Te Lazio deri në vitin 2022

Theksojmë se muajin e kaluar lacialët kanë siguruar përfundimisht shërbimet e mesfushorit shqiptar, Valon Berishës.

Ndryshe, Lazio aktualisht zë vendin e katërt të renditjes tabelore të Serie A, e cila e dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/