Telegrafi

Zapp dhe Fero të mërkurën vijnë me këngë të re, zbulojnë pjesë nga klipi i ri

Zapp dhe Fero, foto:Instagram

Reperi nga Gjilani, Fero, po vjen me projekt të ri muzikor, në të cilin ka bashkëpunuar me producentin e tij, Zapp, ndërsa të mërkurën pritet të lansojnë duetin e tyre të parë.

“Së shpejti, të mërkurën, ne do ta mbysim atë”, ka shkruar Fero në postimin e tij në Instagram dhe njëherësh zbulon edhe disa sekuenca nga videoklipi i ri.

Kjo është hera e parë që dyshja kanë bashkuar forcat për një këngë të re, ndërsa Zapp para një muaji bëri debutimin e tij në muzikë si këngëtar me projektin “Gasolina”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fero

Nga ana tjetër, Fero përveç projekteve muzikore kohëve të fundit është komentuar edhe për lidhjen me modelen shqiptare, Arbenita Ismajli.

Çifti vazhdon t’i mbajë aktiv fansat me imazhe dhe video nga më të ndryshmet. /Telegrafi/