Reperi nga Gjilani, Fero, po vjen me projekt të ri muzikor, në të cilin ka bashkëpunuar me producentin e tij, Zapp, ndërsa të mërkurën pritet të lansojnë duetin e tyre të parë.
“Së shpejti, të mërkurën, ne do ta mbysim atë”, ka shkruar Fero në postimin e tij në Instagram dhe njëherësh zbulon edhe disa sekuenca nga videoklipi i ri.
Kjo është hera e parë që dyshja kanë bashkuar forcat për një këngë të re, ndërsa Zapp para një muaji bëri debutimin e tij në muzikë si këngëtar me projektin “Gasolina”.
Nga ana tjetër, Fero përveç projekteve muzikore kohëve të fundit është komentuar edhe për lidhjen me modelen shqiptare, Arbenita Ismajli.
Çifti vazhdon t’i mbajë aktiv fansat me imazhe dhe video nga më të ndryshmet. /Telegrafi/