Site icon Telegrafi

Zaniolo refuzon transferimin te PSG, e do vetëm Juventusin

Nicolo Zaniolo e ka vendosur të largohet këtë verë nga Roma, por dëshira e tij është të mbetet në Serie A.

Sulmuesi i talentuar italian nuk pëlqehet shumë nga Jose Mourinho dhe Roma është e gatshme ta shes atë, por dëshiron të fitoj 60 milionë euro nga largimi.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta italiane La Stampa, kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain ka dërguar ofertë zyrtare te Roma për transferimin e Zaniolos.

Por besohet se reprezentuesi italian ka refuzuar transferimin në kryeqytetin francez, pasi dëshira e tij e vetme mbetet Juventusi.

Megjithatë deri më tani Zonja e Vjetër nuk ka arritur ta bind Romën me ofertat e dërguara për Zaniolon.

Lexo po ashtu Roma për Zaniolon kërkon vetëm para dhe jo të përfshihet ndonjë futbollistë në marrëveshje

Zonja e Vjetër i ka bërë propozime Romës duke ofruar 25 milionë euro dhe të zgjedh ndonjërin nga futbollistët si Weston McKennie, Arthur Melo apo Moise Kean.

Roma nga ana tjetër synon që ta shes vetëm me para yllin e tyre dhe për ta lënë të lirë kërkon 60 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version