Telegrafi

Zaniolo duket i paarritshëm, Milani tenton transferimin e Raspadorit

Milani po tenton me çdo kusht transferimin e Nicolo Zaniolos nga Roma, por një gjë e tillë duket shumë e vështirë.

Kampioni në fuqi i Italisë ka tentuar me dy oferta në drejtim të Romës për anësorin italian, por ato oferta janë refuzuar.

Corriere dello Sport ka shkruar se Rossonerët për ta marrë Zaniolon duhet të bëjnë vetëm një ofertë prej 60 milionë eurove, pasi Roma nuk preferon që të përfshihen futbollistë në marrëveshje.

Gjithsesi Milani tani ka ndërruar objektivin për sulmin, pasi synon afrimin e Giacomo Raspadorit.

22-vjeçari që ka dalë nga akademia e Sassuolos dhe luan që katër vite në Serie A, ka shkëlqyer edicionin e fundit.

Reprezentuesi italian ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë duke bërë që ekipet e mëdha të vihen pas tij.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e pëlqen shumë italianin dhe ka kërkuar nga Paolo Maldini transferimin e tij.

Milan është gati të shpenzojë deri në 35 milionëeuro për transferimin e Raspadorit në San Siro. /Telegrafi/