Site icon Telegrafi

Zanfina me urim emocionues për nënën e ndjerë: Gjithmonë do jesh mungesa ime më e madhe e jetës

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili, tash e sa kohë është duke i munguar skenës, e ndërsa i është përkushtuar profesionit tjetër të saj, juridikut.

Zanfina ka qenë shumë aktive në skenë për vite me radhë, teksa mbështetja e saj më e madhe, gjithmonë ka qenë mamaja e saj, e ndjera Mona Ismaili.

Data 1 shtator i kujton Zanfinës dhe dy motrave të saj gjithnjë ditëlindjen e nënës së tyre, të cilën e kujtojnë në mungesë të saj tash e dy vite.

Zanfina së fundmi publikoi edhe një fotografi nga arkivat në InstaStory, ku shfaqej bashkë me të ëmën.

Në mbishkrimin e fotografisë, Ismaili shkruan se sa shumë e ndjen mungesën e të ëmës dhe se si do të donte që në një ditë si kjo të ishin bashkë.

Foto: Zanfina Ismaili/InstaStory

“Urime ditëlindja, mami! Kisha dashtë të kishim qenë bashkë me festu sot! Gjithmonë do jesh mungesa ime më e madhe”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

E njëjta, më pas ka treguar se ka pranuar një dhuratë mjaft të veçantë për këtë rast, një varëse të gdhendur me emrin e Monës. /Telegrafi/

Foto: Zanfina Ismaili/InstaStory
Exit mobile version