Site icon Telegrafi

Zanfina thumb për kolegët që ekspozojnë gjithçka në rrjetet sociale (Foto)

Këngëtarja Zanfina Ismaili numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Pavarësisht se është shumë e ndjekur, Zanfina i kënaqë fansat e saj në rrjetet sociale vetëm me ndonjë “selfie”, fotografi të thjeshtë nga përditshmëria apo ndonjë projekt muzikor të saj.

Lexo po ashtu Familja është gjithnjë e para për Zanfinën, shfaqet atraktive në një 'selfie' me motrën e saj Emën (Foto)

Luksi, jeta private, ushqimi, festimet nuk bëjnë pjesë në rrjetet sociale të Zanfinës, dhe këngëtarja preferon t’i mbajë për vete duke mos i ekspozuar ato.

Së fundmi, Ismaili ka publikuar një ‘selfie’ atraktiv para pasqyrës ku shfaqet duke u fotografuar me telefonin e saj, teksa me ironi në mbishkrimin e fotografisë shkruan: “Po iPhone 5s është”.

Ndërkohë, që në fotografinë pasuese, ajo shfaqet me tuta në apartamentin e saj, teksa këtë radhë shkruan: “Po mendoj me nis me postu krejt çka ha, bëj edhe blej”(sic.).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këto postime ajo i ka bërë me ironinë dhe thirrjen që të mos ekspozohet çdo gjë në rrjetet sociale.

Ndërkohë që telefoni “5s” që ajo bart, Zanfina e ka dhuratë nga e ëma e saj e ndjerë Mona Ismaili dhe nuk do ta ndërronte për asgjë në botë, si kundër ajo ka preferuar të ketë dy telefona, duke blerë një tjetër të llojit “iPhone 6s”. /Telegrafi/

Exit mobile version