Këngëtarja Zanfina Ismaili është shquar gjithmonë për dukjen e saj.
Ajo shfaqet gjithnjë bukur dhe me stil në skenë, gjersa në sy bie gjithnjë edhe trupi i saj i tonifikuar.
Ismaili për këtë pjesë i është falënderuar gjithmonë gjenetikës, pasi siç tregon vet ajo, nuk është se ka edhe shumë ‘raporte’ të mira me palestrën.
Megjithatë, Zanfina duket gjithnjë bukur dhe seksi me trupin e saj, njëlloj si në fotografinë e fundit që këngëtarja ka publikuar në InstaStory.
Para ca javësh ajo ka qenë në pushime në bregdetin shqiptar, gjersa së fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaq format seksi, e veshur në bikini.
Ndryshe, kënga e saj e fundit mbetet “S’je ai mo”, të cilën bukuroshja e lansoi në maj, dhe është pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/