Telegrafi

Zanfina publikon një fotografi të veçantë nga fëmijëria, koha kur me valixhe kërkonte “të ikte jashtë vendit”

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram

Zanfina Ismaili është njëra ndër këngëtaret më të njohura të skenës, e cila ka rriqrën e ka nisur që në moshë të vogël.

E inspiruar nga motra e saj e madhe, Adelina, këngëtarja Zanfina Ismaili u gjend qysh në moshën katër vjeçare përpara kamerave.

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram

Ndërsa jemi te periudha e fëmijërisë, së fundmi ajo vendosi që të ndajë me ndjekësit e saj një fotografi të veçantë të realizuar kur ajo ishte shumë e vogël.

Zanfina shihet me një valixhe në dorë, të cilën e tërheq pas vetes, e siç ishte shprehur në një intervistë më parë, mesazhi i dhënë nga ajo në këtë fotografi ishte: “Po shkoj për të jetuar jashtë vendit”.

Tani ajo qesh me këtë fotografi, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar vetëm fjalët “Duke u larguar”.

Ndryshe, këngëtarja ka gati një vit që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, ndërsa fansat presin së shpejti diçka të re nga ajo. /Telegrafi/

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram