Telegrafi

Zanfina prezanton “evladin” e saj (Foto)

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe paraqitjet provokuese.

Lexo po ashtu Së shpejti do të martohet? Flet për herë të parë motra e Adelinës dhe Zanfinës, Ema Ismaili (Foto)

Së fundmi, Ismaili ka publikuar një fotografi mjaft të veçantë në InstaStory, ku shfaqet në ashensor bashkë me qenushin e saj, Pikon.

Ajo ka treguar gjithnjë se është shumë e lidhur me kafshët shtëpiake, dhe mban plot tre në apartamentin e saj.

Liria e madhe dhe dashuria që ka për ta, bën shpesh që ajo për kafshët, t’i thotë vetes edhe “mami”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dhe të njëjtën gjë, këngëtarja ka bërë në mbishkrimin e fotografisë së fundit në InstaStory, në të cilën ka shkruar: “Evladi”.

Kujtojmë që projekti i fundit i këngëtares mbetet “S’je ai mo”, gjersa ka qenë mjaft aktive me koncerte pranë fansave këtë verë. /Telegrafi/