Telegrafi

Zanfina në poza joshëse me çizme që kushtojnë mbi njëmijë euro

(Foto: Instagram/Zanfina.Ismaili)

Zanfina Ismaili vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku publikon fotografi në të cilat shfaqet atraktive.

Këngëtarja ka pozuar në korridorin e një ndërtese, ndërsa duket shumë tërheqëse.

(Foto: Instagram/Zanfina.Ismaili)

E veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra, Zanfina ka marrë shumë pëlqime për dukjen e saj.

Lexo po ashtu Çanta e shtrenjtë e Zanfina Ismailit

Në këmbë, ajo ka të veshura çizme të zeza, jo shumë të gjata.

(Foto: Instagram/Zanfina.Ismaili)

Sipas faqes në Whattheywearin në Instagram, e cila merret me çmimet e veshjeve dhe gjësendeve të të famshmëve, çizmet janë Givenchy.

Është fjala për koleksionin Givenchy Shark Lock Boots që kushtojnë rreth 1.215 euro.

Meritat për këto imazhe i ka motra e saj, Ema, e cila e ka fotografuar këngëtaren. /Telegrafi/