Telegrafi

Zanfina Ismaili vjen mahnitëse në fotografitë e reja

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili, tash e sa kohë më nuk po sjell projekte të reja muzikore për publikun.

Ajo i është përkushtuar tërësisht profesionit të saj si juriste, teksa fansat me këmbëngul kërkojnë një rikthim të sajin në muzikës.

Sido që të jetë, Zanfina, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive, ndërsa vë në pah tiparet e fytyrës dhe një pjesë të gjoksit.

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram

Këtë dukje, ajo ia ka besuar bashkëpunëtorëve të saj të vjetër, Sellmës dhe Kacit.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar këngëtaren për dukjen e saj.

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram

E njëjta është e njohur për hitet e saj ndër vite si: “M”, “As i fundit as i pari”, “Ti pa mua s’mundesh”, “Gajdexhiu”, e shumë të tjera. /Telegrafi/