Ajo ka nisur karrierën qysh në moshë të re dhe është pëlqyer mjaft shumë për projektet që ka sjellë.
Fjala është për këngëtaren e njohur Zanfina Ismaili, e cila deri më tani numëron hite e këngë tejet të suksesshme.
Ajo prej kohësh ka bërë një tërheqje nga muzika dhe në një intervistë të fundit tregoi se nuk do të jetë më pjesë e skenës muzikore sepse tashmë ka marrë një drejtim tjetër në jetën profesionale.
Në emisionin “Tete a Tete me Adelinën”, Zanfina tregoi se nuk ka bërë ndonjë pauzë mirëpo që është larguar krejtësisht nga muzika.
E njëjta vazhdoi duke thënë se po merret me dy profesione, megjithëse nuk zbuloi më shumë për publikun.
“M” mbetet kënga e fundit e publikuar nga Zanfina, të cilën ia dedikoi të ëmës së ndjerë, Monës.
Këtë e lansoi më 17 gusht të vitit 2016 dhe që nga atëherë nuk solli ndonjë projekt të ri. /Telegrafi/