Këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili, ka tash e sa kohë që nuk po merret më me muzikë.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat herë pas here imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, Ismaili ka dashur të motivojë ndjekësit e saj, duke i drejtuar ata drejt asaj se si duhet shfrytëzuar talenti.
“Talentin ua jep Zoti. Jeni modest. Famën ua japin njerëzit. Jeni falënderues. Mashtrimin ia jepni vetë-vetës. Jeni të kujdesshëm”, ka shkruar Zanfina në mbishkrimin e fotografisë.
Duket se përvoja e fituar nga karriera e gjatë në skenë, ka bërë që ajo të fitojë vetëbesimin e duhur se si t’i arrijë gjërat, duke u treguar gjithmonë e kujdesshme.
Ndryshe nga Zanfina, motra e saj e madhe, Adelina Ismaili, po vazhdon të jetë aktive në muzikë dhe vetëm pak kohë më parë ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Rina Balajn, i cili është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/