Këngëtaret e njohura të estradës Zanfina Ismaili dhe Dafina Zeqiri kishin raporte shumë të mira mes vete vite më parë.
Më pas, lidhjet e tyre u shkëputën për shkak të largësisë, por ishte viti 2016 ai i cili i ribashkoi përsëri dy këngëtaret, të cilat më pas u bënë edhe më të lidhura mes vete.
Ato filluan të shoqërohen shumë me njëra-tjetrën, ndërsa tani mund të thuhet lirshëm se janë ndër miket më të mira në estradë.
Zanfina, ka qenë ajo e cila ka publikuar së fundmi një fotografi në InstaStory, ku shfaqet bashkë me Dafinën në festivalin “Op Labi Party 2013”.
Në atë kohë, ato dukeshin shumë më ndryshe dhe më të reja në moshë. /Telegrafi/