Ka tash e sa kohë që nuk po merret me muzikë, megjithatë publiku nuk mund ta harrojë.
Fjala është për këngëtaren Zanfina Ismai, e cila prej më shumë se dy vitesh i është përkushtuar profesionit të saj si juriste.
Zanfina është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, e vogla e familjes Ismaili ka nisur pushimet, duke vendosur t’i shijojë disa ditë të mira në plazhin e Ulqinit.
Ajo ka publikuar së fundmi për ndjekësit e saj një fotografi, ku shfaqet duke pozuar me bikini, ndërsa vë në pah linjat e saj atraktive.
“Unë e di që ju e ndjeni shumë”, ka shkruar Zanfina në mbishkrimin e fotografisë, duke ngacmuar kështu imagjinatën e ndjekësve të saj.
Ndërkohë, përkundër mungesës së madhe, Ismaili nuk ka bërë të ditur nëse mendon rikthimin në skenë me ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/