Telegrafi

Zanfina Ismaili me fotografi provokuese nga kuzhina, e vërteton edhe një herë se ka linja perfekte

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili ka tash e sa kohë që është tërhequr nga muzika.

Shkas për këtë, ajo thotë se janë bërë angazhimet tjera në jetën personale, e cila tashmë është më primare për të.

Pavarësisht se u mungon fansave, Zanfina është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, bukuroshja Ismaili ka publikuar një fotografi mjaft provokuese, ku shfaqet e veshur me kostum të shkurtër fjetjeje në kuzhinë.

Ajo ka vënë në pah format trupore, duke treguar edhe njëherë se vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret me trupin më seksi në estradë.

Komentet dhe pëlqimet nga ana e fansave kanë qenë të shumta.

Projekti muzikor i fundit nga këngëtarja Ismaili mbetet kënga “S’je ai mo”, të cilën ajo e publikoi vitin e kaluar, ndërsa që atëherë nuk ka qenë aktive me prurje muzikore. /Telegrafi/