Telegrafi

Zanfina Ismaili e nis vitin me fotografi të reja ku shfaqet mjaft atraktive

Foto: Zanfina ismaili/Instagram

Këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili, duket se e ka nisur me shumë pozitivitet vitin e ri 2019.

Ndonëse nuk është shumë aktive në muzikë, ajo vazhdon të jetë e ndjekur nga mijëra fansa në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram do fotografi të reja, ku shfaqet mjaft atraktive.

Duket se fillimin e vitit të ri, Ismaili ka vendosur ta nisë me disa imazhe mjaft joshëse për fansat e saj.

Veshur me xhinse të ngushta dhe një bluzë të zezë, këngëtarja ia doli mjaft mirë që të nxjerrë në pah format e saj fizike.

Pëlqimet dhe komplimentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj.

ndryshe nga Zanfina, aktive në muzikë vazhdon të jetë motra e saj e madhe, Adelina, e cila ka promovuar së fundmi këngën e saj më të re “Sa 1000 enguj”. /Telegrafi/