Telegrafi

Zanfina Ismaili dhe Gold AG të tronditur reagojnë rreth vrasjes së vogëlushit shtatëvjeçar në Zvicër

Bazeli është i tronditur me vrasjen e 7 vjeçarit shqiptar të Kosovës, Iljas Mahmuti të enjten nga një grua 75 vjeçare, sipas të gjitha gjasave, me probleme mendore.

Një lajm i tillë ka tronditur të gjithë opinionin anë e kënd botës, e në veçanti shqiptarët, të cilët e kanë ndjerë më tepër ndarjen nga jeta të vogëlushit.

Lexo po ashtu Të shtunën në Bazel marsh solidarizues për shtatëvjeçarin e vrarë nga Kosova

Jo të pakta ishin edhe figurat publike që shprehën shqetësimin e tyre lidhur me këtë ngjarje.

Ishte fillimisht reperi Gold AG, ai i cili publikoi një fotografi të vogëlushit në InstaStory, me mbishkrimin: “Zoti të mëshiroftë e të shpërbleftë me xhenetin Firdeus”.

Foto: Gold AG/Instagram

Reagime pati edhe nga këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili, e cila e ka quajtur një qenie të poshtër dhe të pa shpirt atë që kryeu këtë vrasje.

“Probleme mendore? Me fmi 7 vjeq?!!! JO, eshte e poshter dhe pa shpirt! Pak jane 100 vite burg per kesi vrases/e femijesh!”, kanë qenë fjalët e saj në një fotografi të publikuar në InstaStory.

Foto: Zanfina Ismaili/InstaStory

Ndërkohë, të shtunën, në orën 14, do të organizohet një marsh solidariteti në qytet. “Mblidhemi dhe startojmë nga Schutzenmattpark dhe do të ecim deri tek vendi i krimit në St. Galler Ring, dhe në fund në Gotthelferplatz mund t’i themi lamtumirë”, thuhet në eventin e krijuar në Facebook. /Telegrafi/