Site icon Telegrafi

Zanfina Ismaili bën thirrje: Pak modesti ju lutem! (Foto)

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ndonëse nuk ka publikuar edhe ndonjë projekt të ri që pas baladës “M”, këngëtarja ka nisur punën për projektin e ri muzikor.

Ajo mban gjithashtu një lidhje shumë të ngushtë me fansat, të cilët shumica prej tyre i japin komente dhe i dërgojnë mesazhe vazhdimisht.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Zanfina Ismaili

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Zanfina ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh i cili i ka arritur mbrëmë në “imbox”, gjersa ka bërë thirrje që të reflektohet nga deklarata e saj.

“Më erdhi një mesazh privat: A bleve iPhone 6s a? Moti e kam, por dallimi në mua, është që unë asnjëherë nuk postoj kur blej, udhëtoj apo ha. Modesti pak ju lutem”, shkruan Ismaili në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version