Këngëtarja Zanfina Ismaili është e njohur për këngët e saj të suksesshme ndër vite.
Përveç muzikës, ajo shquhet edhe për format e saj atraktive, të cilat jo rrallë herë ka refuzuar që t’i ekspozojë në klipe apo rrjete sociale.
Një fotografi e publikuar së fundmi në InstaStory, ku këngëtarja shfaqi hiret e saj dhe fokusoi të pasmet, u bë temë e disa medieve të cilat e akuzuan për përdorim ‘photoshopi’.
Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Zanfina publikoi edhe një video në po të njëjtin rrjet social, për të vërtetuar se të pasmet e saj janë origjinale, dhe nuk ka bërë përdorim të ndonjë programi.
“Për protalin që thotë se bëj photoshop”, ka shkruar Ismaili në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta pritet që së shpejti të publikojë projekte të reja muzikore për festat e fundvitit. /Telegrafi/