Site icon Telegrafi

Zanfina e quan veten “Mona e vogël” (Foto/Video)

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili është shumë e dashur dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo është çdo ditë aktive, duke ndarë me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Ismaili ka publikuar një ‘selfie’ në InstaStory, ku shfaq pamjen e saj tërheqëse dhe linjat e përkryera.

I veçantë është mbishkrimi që këngëtarja i ka vënë përsipër fotografisë, pasi në këtë imazh ajo e ka cilësuar veten si “Mona junior”.

Zanfina Ismaili e cilëson veten si “Mona e vogël” në këtë fotografi, për shkak të ngjashmërisë së madhe me të ëmën e ndjerë (Foto: Zanfina Ismaili/Instagram)

Me këtë, këngëtarja ka treguar se sa ngjashmëri ka me nënën e saj të ndjerë, të cilën e humbi vitin e kaluar.

Pak muaj pas vdekjes, Ismaili i kushtoi asaj edhe një këngë, një baladë me titullin “M”, e cila u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/

 

Exit mobile version