Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili tash e sa kohë më nuk është shumë aktive në muzikë, kjo falë përkushtimit ndaj rritjes së djalit të saj.
E kur jemi tek Uliksi, ndonjëherë në të rrallë ajo preferon që të ndajë me fansat ndonjë fotografi ku shfaqet bashkë me të voglin e saj.
Sot (e enjte) ajo publikoi një imazh shumë të ëmbël të të dyve, i cili mori vëmendjen e të gjithë fansave.
vetëm pak minuta më pas të njëjtën fotografi në InstaStory e publikoi edhe motra e saj, Zanfina, e cila në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar diçka vërtet interesante.
Ajo e quan Uliksin si një “Zan i vogël”, kjo pasi sipas saj djali i Adelinës, ngjanë me tezen e tij, pra vet Zanfinën.
“Adelina me mini Zanin” (sic.), ka shkruar Zanfin përbri kësaj fotografie. /Telegrafi/