Site icon Telegrafi

Zanfina dhe Nurteel “krejt i kan”

Këngëtarja Zanfina Ismajli së shpejti do të vijë me projektin e saj më të ri.

Ka vetëm një muaj që këngëtarja ka publikuar projektin e saj të fundit dhe ka filluar punën për projektin e radhës.

Për Telegrafin Zanfina zbuloi se kënga e re është në bashkëpunim me Nurteel Morinën dhe është e punuar në studion e “Massive”.

Kënga titullohet “Krejt i kom” dhe dyshja do ta sjellin të realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit do të nisin për disa ditë.

Për stylingun e artistes në këtë video do të kujdeset Fitore Jaha.

Kujtojmë se projekti i fundit “Nuk po të shoh” i solli disa probleme Zanfinës, duke u larguar dhe kthyer sërish në “Youtube” me version tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version