Këngëtarja Zanfina Ismaili e ka nisur shumë e re karrierën e saj, duke vazhduar suksesshëm me kalimin e viteve, dhe tani është një nga këngëtaret më atraktive të estradës.
Pavarësisht se merret që nga fëmijëria me muzikë, Ismaili ka përfunduar studimet për Juridik, profesion të cilit do t’i përkushtohet më shumë tani e tutje.
Ditë më parë, Zanfina ishte shprehur në një intervistë se po mendon të fokusohet më shumë në profesion, por që muzikën të mos e lërë asesi.
Kam mjaftuar kjo deklaratë që disa nga mediat vendore të abuzojnë me tituj se këngëtarja po e “lë muzikën”.
Por, e kontaktuar nga Telegrafi, Zanfina dha një përgjigje të detajuar rreth kësaj teme, duke treguar se do vazhdon të merret me muzikë.
“Ka kohë që muzika më është shndërruar në hobi dhe kjo ka ndodhur kogja spontanisht. Siç kam deklaruar edhe më herët, jam duke u marrë me çështje tjera kohëve të fundit, ndërsa sa i përket faktit se me çka do të merrem, atë ia lë vetëm kohës”, ka qenë përgjigja e Zanfina Ismailit për Telegrafin.
E njëjta këtë vit ka qenë pjesërisht aktive në tregun muzikor duke publikuar hitin e saj më të fundit “S’je ai mo”, këngë e cila mori mjaftueshëm pëlqyeshmërinë e publikut.
Njëherit, Zanfina është edhe ndër pakta këngëtare të estradës, që ka të ndërtuar një karrierë të bujshme muzikore, pa skandale dhe zhurmë të panevojshme mediatike. /Telegrafi/