Site icon Telegrafi

Zanfina aktive në profesionin e ri, jep njoftimin për media lidhur me fillimin e punimeve për qendrën “Borea”

Foto: Zanfina ismaili/Instagram

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili ka treguar kohëve të fundit se më nuk do të jetë edhe aq aktive në muzikë.

Ajo i është përkushtuar profesionit të saj si juriste, gjë edhe për të cilën ka studiuar.

Së fundmi, Ismaili është involvuar në projektin e skijimit “Borea”, i paraparë të ndërtohet në Bjeshkët e Pejës.

E angazhuar si juriste në këtë projekt, këngëtarja në faqen e saj në Instagram ka paralajmërur inaugurimin e kantjerit që shënon fillimin e implementimit të këtij projekti.

Data kur do të ndodhë kjo është 7 shtator, dhe e pranishme në inaugurim do të jetë edhe vet artistja.

Zanfina për një kohë të gjatë ka qenë shumë aktive në muzikë, ndërsa kohëve të fundit duket se e ka gjetu veten më së miri në profesionin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version