Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, e ka konfirmuar se Giuseppe Marotta është shumë afër edhe zyrtarisht t’i bashkohet klubit me bazë nga Milano.
Ikona zikaltër edhe një herë ritheksoi faktin se pronarët kinez të klubit kanë ambicie të mëdha.
“Jemi duke folur për një drejtor me eksperiencë të madhe, i cili do t’i bashkohet ekipit drejtues të klubit, të cilët po na ndihmojmë të rritemi”, ka thënë Zanetti për Sky Sport Italia.
“Suning? Së fundmi isha në Kinë me pronarët, ata kanë ambicie të mëdha për Interin. Ne duhet të vazhdojmë të rritemi dhe jo të ndalemi”.
“Skuadra po përgjigjet në mënyrë fantastike, kështu edhe ne duhet të bëjmë jashtë fushës”.
“Steven Zhang? Ai po jep një mesazh të madh. Ai po lidhet çdo herë e më shumë me historinë e Interit. Ka shumë punë për të bërë, por jemi në rrugën e duhur”, ka shtuar Zanetti.
Aktualisht në Serie A skuadra e Interit renditet në vendin e tretë me nëntë pikë më pak se Juventusi në vendin e parë. /Telegrafi/