Site icon Telegrafi

Zanetti pranon se ishin në bisedime me Dybalan dhe tregon arsyen pse nuk e transferuan argjentinasin

Paolo Dybala ka qenë njëri nga emrat më të përfolur gjatë afatit kalimtar të verës.

Inter ishte skuadra favorite për të nënshkruar me argjentinasin, por në fund Dybala përfundoi te Roma pasi nuk i priti dot drejtuesit zikaltër.

Tani ka qenë legjenda e Interit, njëherit edhe zëvendës presidenti i klubit Javier Zanetti që ka folur për rastin e bashkëkombësit të tij.

Numri dy i Neroazzurëve e ka pranuar se ishin në bisedime me Dybalan, teksa tha se ardhja e Lukakus bëri që të heqin dorë nga argjentinasi.

“E vërteta është se pati negociata me Dybalën, por më pas erdhi nënshkrimi me Romelu Lukakun. Në momentin që mbërriti sulmuesi belg, skuadra u kompletua sa i takon repartit ofensivë”.

Tutje Zanetti ka thënë se Dybalan e sheh mirë te Roma dhe se me Mourinhon do të shkëlqej.

“Tani Dybalën e shoh shumë mirë te Roma dhe duke njohur Mourinhon jam i sigurt se mund t’i marrë më të mirën”, u shpreh Zanetti. /Telegrafi/

Exit mobile version