Javier Zanetti mendon se Mauro Icardi duhet të ishte ftuar nga Përfaqësuesja e Argjentinës.
Por, legjenda e Interit është i bindur se sulmuesi zikaltër do të ketë një tjetër mundësi në të ardhmen.
“Tashmë e kam thënë dhe e përsëris: Mauro meritoi një shans për ata që ka bërë dhe po bën”, ka thënë Zanetti nga Rusia.
“Do doja ta shikoja atë këtu në Rusi. Ai është i ri dhe ka një të ardhme të madhe para tij. Ai do ketë një tjetër mundësi të jetë pjesë e Përfaqësueses së Argjentinës”.
“Sampaoli? Kjo skuadër ka lojtarë të mëdhenj, por i duhet kohë pasi kualifikimet ishin të vështira. Kishte një ndryshim trajneri dhe jo gjithçka mund të arrihet brenda natës”.
“Ndeshja e ardhshme (ndaj Kroacisë) është një test i rëndësishëm”, ka shtuar Zanetti.
Vlen të theksohet se mbrojtësi legjendar me përfaqësuesen është paraqitur në 144 ndeshje, por ka arritur të luajë vetëm në dy Botëror. /Telegrafi/