Interi ka rënë në ‘Grupin e Vdekjes’ në Ligën e Kampionëve me Bayern Munich, Barcelona dhe Viktoria Plzen, por Javier Zanetti siguron që Interi ‘nuk ka frikë, vetëm respekt’ ndaj kundërshtarëve.
Nerazzurrët nuk mund të kërkonin një short më të keq në këtë garë, pasi përballen me kampionët e Gjermanisë, Blaugranën e rigjallëruar dhe skuadrën e Republikës Çeke, Viktoria Plzen.
“Është një grup shumë i vështirë, i ndërlikuar me dy skuadra që priren të bëjnë shumë mirë në këtë garë”.
⚫️🔵 Javier Zanetti. Inter. #UCLdraw || #UCL pic.twitter.com/Ce0eOt5T1o
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 25, 2022
“Por ne jemi Interi. Ne ishim në nivelin e detyrës kundër Liverpoolit edhe sezonin e kaluar, duhet të jemi në krye të formës. Liga e Kampionëve është një garë me detaje, kundër më të mirëve në botë. Ne jemi aty dhe do të themi fjalën tonë”.
“Bayern Munich është një skuadër e konsoliduar, Barcelona ka gjetur ekuilibrin nën drejtimin e Xavi dhe ne duam të vazhdojmë procesin e rritjes nga viti i kaluar”.
Servus, @FCBayern ! We bring risotto and you bring the Helles, deal? 🍻 https://t.co/52oVnSO26t
— Inter ⭐⭐ (@Inter) August 25, 2022
“Nuk kemi frikë, vetëm respekt. Mendoj se Interi do të jetë gati dhe i përgatitur”, ka thënë zëvendëspresidenti i Interit, Zanetti për Sky Sport Italia. /Telegrafi/