Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka thënë se klubi ka projekt me Roberto Mancinin dhe ai do të qëndroj në klub.
Ai foli edhe për kapitenin e Interit, Mauro Icardin, që është ftuar nga Argjentina për Lojërat Olimpike.
“Mancini është trajneri ynë dhe ka projekt me klubin, po ashtu edhe kontratë”.
“Ne do të fillojmë punën për sezonin e ri këtë javë dhe Mauro është kapiteni ynë dhe do të jetë prezent. Përveç kësaj ne kemi shitur 70 % të klubit dhe jemi në transiocion”, ka thënë Zanetti. /Telegrafi/
Interi ka filluar punën për të ndërtuar një skuadër garuese në Serie A. /Telegrafi/